A i ka marrë paratë e çmimit të madh pas fitores së BBVIP Kosova? Babai i Stresit i përgjigjet Rezart Veleshnjës

Showbiz

A i ka marrë paratë e çmimit të madh pas fitores së

Aktori Rrezart Veleshnja ka pretenduar se fituesi i Big Brother VIP Kosova 1, Arkimed Lushaj i njohur si Stresi, ende nuk i ka marrë 60 mijë eurot e çmimit të madh që fitoi dy vite më parë.

Por këtë deklaratë e ka mohuar me vendosmëri babai i reperit, Sali Lushaj, i cili foli për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova. Ai e quajti deklaratën e Veleshnjës si të pavërtetë dhe shpifje.

“Është komplet e pavërtetë ajo që është deklaruar, është shpifje dhe trillim, ku di unë nga kush. E vërteta e parave është se lekët që Stresi i ka fituar në BBVK, të gjitha i kam tërhequr unë. Jam marrë vetë me të gjitha veprimet”, deklaroi Lushaj.

Ai shtoi se menjëherë pas përfundimit të spektaklit, kishte ardhur në Klan Kosova për të nënshkruar kontratën, dhe nuk ka pasur asnjë pengesë në përmbushjen e marrëveshjes financiare.

ME TE LEXUARAT