A mund të rikthehet me Jozin? Loredana ZBULON të pathënat e lidhjes dhe ndarjes

Showbiz

A mund të rikthehet me Jozin? Loredana ZBULON të pathënat e

E ftuar në “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin ka qenë ish-banorja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, Loredana Brati. Ajo ka folur për jetën e saj pas përfundimit të reality show-t dhe ka sqaruar disa thashetheme që janë bërë virale së fundmi.

Por jo vetëm kaq, pasi u pyet edhe në lidhje me ish-partnerin e saj, Joz Marku. I pyetur se pse u nda me ish-banorin e BBV4, ajo u përgjigj:

“Nuk na shkonte. Tani që e mendoj them që ndoshta unë jam shumë mirë në atë timen dhe ai shumë mirë në atë të veten. Në disa gjëra nuk mund të them që nuk na shkonte, ishim të dy funny, i jepnim buzëqeshje e lumturi njëri-tjetrit”.

“Pas natës së asaj që ndodhi mes Jozit dhe Gjestit, jeni takuar më? Keni qenë të lidhur?”, e pyeti Elona dhe Lorenda u shpreh:

“Pas daljes ne tentuam, por kemi qenë të dy shumë nervozë pas daljes me njëri-tjetrin”.

E pyetur nëse Jozi ka qenë në ditëlindjen që festoi menjëherë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Loredana tha:

“Ishte Jozi, por ishte jashtë”.

Ndërsa e pyetur se kur ‘vunë vulën’ i për ndarjen, ish-banorja u përgjigj:

“Ka qenë pak a shumë zgjedhja e të dyve. Ai kishte angazhimet e veta, unë angazhimet e mia. Ndoshta të dyve na ka marrë koka erë tani që kthej kokën pas dhe e analizoj si situatë”.

“A është penduar ndonjëri prej jush për këtë lidhje, që nuk e vazhduar?”, ishte pyetja e radhës dhe ajo u përgjigj:

“Ka shumë kohë që është në një fazë që nuk ka kthim pas se ka shumë gabime si nga ana ime, si nga ana e tij. Të jem e sinqertë në këtë pjesë. Gabimet kanë qenë pasi u ndamë”.

Ndërsa e pyetur nëse donte t’i kërkonte falje Jozit, Loredana tha shkurt:

“Jo, asnjë lloj ndjese”.

ME TE LEXUARAT