“Diçka shumë më e madhe se vetja ime...”/ Reagimi emocionues i Alis pas Eurovisionit po bën xhiron e rrjetit!

Showbiz

“Diçka shumë më e madhe se vetja ime...”/ Reagimi

Alis Kallaci ka përmbyllur aventurën e tij në “Eurovision Song Contest 2026” duke u renditur në vendin e 13-të me këngën “Nan”, një performancë që u prit me shumë emocione nga publiku shqiptar dhe ai europian.

Këngëtari arriti të tërhiqte vëmendje gjatë gjithë kompeticionit me interpretimin e tij emocional, ndërsa gjatë javëve të Eurovisionit mori mbështetje të madhe nga fansat dhe ndjekësit në rrjetet sociale.

Pas finales, artisti i ri ka reaguar me një mesazh prekës në Instagram, ku falënderoi të gjithë ata që e mbështetën në këtë eksperiencë të rëndësishme për karrierën e tij.

“Kur nisi gjithçka, mu duk si diçka shumë më e madhe se vetja ime”, shkroi ai, duke treguar emocionet dhe pasiguritë që kishte ndjerë si një artist i ri në një skenë kaq të madhe ndërkombëtare.

Këngëtari theksoi se forca më e madhe gjatë këtij rrugëtimi kanë qenë publiku, votat dhe mesazhet mbështetëse që mori nga shqiptarët.

Ai u shpreh se kjo eksperiencë do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij dhe se ka mësuar shumë jo vetëm artistikisht, por edhe emocionalisht.

Postimi i tij është shpërndarë gjerësisht në rrjet, ku shumë ndjekës e kanë përgëzuar për përfaqësimin dinjitoz të Shqipërisë në Eurovision.

“Diçka shumë më e madhe se vetja ime...”/ Reagimi

ME TE LEXUARAT