Çfarë ka ndryshuar te Miri një muaj pas BBV 5? Këngëtari i njohur: Tani nuk është më ai tjetri...

Showbiz

Çfarë ka ndryshuar te Miri një muaj pas BBV 5?

Këngëtari i grupit të njohur, “West Side Family”, Armir Shahini, ka qenë një ditë më parë i ftuar në emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin.

Teksa kanë kaluar një muaj nga përfundimi i edicionit të pestë të “Big Brother VIP 5”, ish-finalisti tregoi se çfarë ka ndryshuar tek ai pas datës 18 prill 2026.

“Ka ndryshuar stili i jetës, sepse nuk është më ai Miri që kur ecte në rrugë, ishte ai tjetri. Tani nuk është më ai tjetri, është ai”, u shpreh duke qeshur Miri.

I pyetur nëse i pëlqen Miri që ka qenë apo Miri që është, këngëtari i njohur u përgjigj:

“Sa mirë do ishte të ishte mu në mes, por nuk e gjejmë dot atë mesin”.

“Po kush të shijon më shumë, a po të shijon më shumë ky Miri i dytë?”, ishte pyetja e radhës dhe ai u shpreh:

“Po ta shijojmë pak dhe këtë Mirin se mirë është, nuk është keq”.

Më pas e pyetën “Më mirë financiarisht apo shpirtërisht?”

“Të dyja bashkë sepse ka shkuar paralel dhe është shumë mirë që ka shkuar kështu”, u përgjigj ish-finalisti i BBV 5.

ME TE LEXUARAT