Çfarë roli ka publiku? Rikthehet DASMA në BBVip, zbuloni të rejat

Mbrëmjen e sotme ka hyrë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, një zarf i bardhë, ku banorët njoftohen për rikthimin e dasmës.
Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit ka disa ndryshime. Çiftin do t’a zgjedhë publiku nesër përmes një televotimi. Banorët që vendosin të bëhen çift për këtë dasmë, publiku nesër ka të drejtë të zgjedhë se kush të bëjë rolin e nuses dhe dhëndrit.
“Banorë, siç e do tradita e Big Brother VIP rikthehet dasma. Por, ndryshe nga herët e tjera, këtë vit, dyshen që do të martohet do ta zgjedhë publiku përmes një televotimi që do të hapet nesër.
Kujdes, në këtë televotim nuk do të përfshiheni të gjithë, por vetëm ata që vendosin bashkarisht si dyshe, duke vendosur emrat në vazon që ndodhet në shtëpi. Vetëm dyshet që bien dakord për të shkruar emrat do të bëhen pjesë e televotimit.
Keni 60 minuta kohë për të vendosur me njëri-tjetrin”, shkruhej në zarfin e bardhë.
Dërgo reagimet/BBVA5


