“Në sytë e tu shoh botën...”, POEZIA e Mateos dedikuar Brikenës, si reagoi banorja?

Showbiz

“Në sytë e tu shoh botën...”, POEZIA e Mateos

Një surprizë romantike ndodhi në Prime-n e së martës në “Big Brother VIP 5”.

Mateo i dedikoi një poezi në italisht Brikenës, të dy banorët që në fund u përqafuan.

“Filloi gjithçka si të ishte lojë,
Fillova të afrohem pak nga pak,
Edhe për mua është e vështirë,
Nuk e di, a e di?
Po duhet të dish diçka,
S’të kam thënë kurrë gënjeshtra
Nuk e di çfarë ndjen,
Sepse nuk jam në kokën tënde,
Po di që kur të shoh në sy,
Më ikën mendja fare.
Edhe pse heshtjet e tua thonë shumë,
Di që në sytë e tu shoh botën.
Nuk e di në më do,
Ndoshta s’do ta di kurrë,
Po nuk kam frikë të shprehem,
Edhe pse për dashurinë,
që nuk përjetova kurrë, do të shkruaj”, ishte poezia e Mateos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

“Dua ta falënderoj Mateon për këtë surprizë. Jam shumë e lumtur që i dhashë një shans për ta njohur Mateon, sepse është një djalë i mrekullueshëm.

Dhe nëse dal, i uroj më të mirën”, tha Brikena.

ME TE LEXUARAT