Rikthimi që po trondit Britaninë! Kanye West pushton sërish skenën pas 10 vitesh mungesë

Reperi i famshëm, Kanye West, po përgatitet për një rikthim të bujshëm në Mbretërinë e Bashkuar, duke u shpallur si një nga emrat kryesorë të Wireless Festival 2026 në London.
Ky moment shënon një kthesë të rëndësishme në karrierën e tij, pasi hera e fundit që ai performoi në Britani ishte në vitin 2015, kur elektrizoi publikun si headliner në Glastonbury Festival.
Pas gati një dekade larg skenës britanike, rikthimi i Ye vjen në një periudhë të ndjeshme për artistin, i cili ka qenë në qendër të polemikave për deklaratat e tij të diskutueshme.
Megjithatë, pas një faljeje publike dhe përpjekjeve për t’u rikthyer te muzika, duket se ai po synon një “ringritje” të imazhit të tij artistik.
Organizatorët e Wireless Festival e kanë cilësuar pjesëmarrjen e tij si një moment historik, duke shtuar pritshmëritë për një nga edicionet më të mëdha të festivalit.
Eventi do të mbahet nga 10 deri më 12 korrik në Finsbury Park, ku Ye pritet të performojë në tre netë të ndryshme, duke sjellë një miks të hiteve klasike dhe projekteve më të fundit.
Vetëm pak kohë më parë, ai publikoi albumin Bully, i cili ka rritur interesin dhe pritshmëritë për performancat live.
Ndërkohë, line-up-i i plotë i festivalit ende nuk është zbuluar, duke shtuar edhe më shumë misterin dhe kuriozitetin rreth eventit.
Një gjë është e sigurt: rikthimi i Kanye West nuk është thjesht një koncert, është një moment që pritet të dominojë verën dhe të rikthejë një nga figurat më kontraverse të muzikës globale në qendër të vëmendjes.


