Video që pushtoi rrjetin, moderatorja shqiptare: Kështu do përfundoni ju që mbani dhe grua, dhe dashnore
Moderatorja Ola Bruko së fundmi ka reaguar lidhur me videon që u bë shumë virale ku CEO i kompanisë amerikane të teknologjisë Astronomer, Andy Byron, i cili tanimë ka dhënë dorëheqjen, ishte i përqafuar me vartësen e tij Kristin Cabota.
“Ky është shembulli tipik i asaj që gjithmonë kam thënë; Ka Zot, vonon por nuk harron!
Kështu do përfundoni të gjithë ju që se keni për gjë të shkatërroni një familje apo një çift.
Juve që s’ju mjafton burri apo gruaja në shtëpi por doni më shumë se një dhe i doni njëkohësisht.
Bëni dhe moral ju pale, dërdëllisni gjithë ditën sa e shenjtë është familja, fëmijët e burri apo gruaja që keni në krah ndërkohë që jeni një nga këta”- shkruan Bruko.
Ajo u divorcua pak kohë më parë nga i shoqi dhe tashmë është në një lidhje me këngëtarin Endri Stefi.
Lidhja e CEO-s amerikan me vartësen e tij u zbulua gjatë një koncerti të grupit Coldplay në Boston, ku sapo panë veten në ekranin e madhe të dy u larguan me shpejtësi.
Pasi video u bë virale në rrjete sociale, Byron bëri një deklaratë publike ku theksoi se:
“Dua të kërkoj ndjesë sinqerisht bashkëshortes sime, familjes sime dhe ekipit në Astronomer. Ju meritoni më mirë nga unë, si partner, si prind dhe si drejtues”.