Valë shkarkimesh në bashkinë e Tiranës, Rama heq Anuela Ristanin, ikin edhe nënkryetarët
Vala e shkarkimeve lokale te nisura ne Vlore e Durres ka mberritur edhe ne Bashkine e Tiranes.
Ne mbledhjen e kryeministrit Edi Rama me deputetët e Tiranës dhe drejtues të Bashkisë eshte bërë me dije se do të largohen nga drejtimi edhe nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës.
Rama mësohet të ketë thënë që duhet të gjejmë emra te rinj që do të marrin përsipër sektorë të ndryshëm për të drejtuar bashkinë.
Burime nga bashkia bëjnë me dije se Rama ka shkarkuar edhe Anuela Ristanin me gjithë nënkryetarët e bashkisë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se prej ditësh zv. kryeministria Belinda Balluku po kryen intervista me drejtorët e bashkisë duke kërkuar vetëm praninë e sekretarit të përgjithshëm dhe jo Anuela Ristanit.
Në mbledhje të gjithë kanë raportuar për zonat e tyre të cilat kanë në administrim. Pozitivisht Rama është shprehur vetëm për IMT dhe Policinë Bashkiakë (duke mos fshehur që edhe këto kanë probleme).
“Kemi marrë 83 mandate, janë një peshë e madhe për ne! Janë bekim, por edhe mallkim ndaj duhet një lidership i ri ekzekutiv në bashkinë e Tiranës”, është shprehur Rama.
Top Channel citon se në mbledhje është njoftuar edhe ngritja e një grupi pune nën udhëheqjen e ministrave Glendi Gonxhe, Petrit Malaj dhe Ogerta Manastirliut, të cilët do të propozojnë 5 nënkryetarët e rinj të bashkisë së kryeqytetit, deri në mbajte e zgjedhje, për të cilat nuk ka ende nuk datë.
Në këtë garë mund të konkurrojnë edhe nënkryetarët aktualë, e po ashtu edhe Anuela Ristani, aktualisht nënkryetarja ekzekutive e emëruar pak kohë më parë.
Numri një i PS ka thënë se punët e pushtetit vendor nuk mund t’i bëjë qeveria dhe për këtë arsye kërkohet lidershipi i ri në kryeqytet, ndërsa kreu aktual i bashkisë Erion Veliaj ndodhet në burg.