Agjencia Kombëtare e Bregdetit intensifikon kontrollet në plazhe, Gonxhja: Zero tolerancë për çdo shkelje dhe cënim…

Ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, ka publikuar pamje nga kontrollet që po zhvillojnë inspektorët e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (AKB) në vijën bregdetare nga Durrësi në Kavajë.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Gonxhja shkruan se puna e inspektorëve mbetet e përqendruar në kontrollin e respektimit të rregullave që garantojnë administrimin e duhur të stacioneve të plazhit dhe mbrojtjen e hapësirave publike për qytetarët dhe pushuesit.

Ai u bën thirrje të gjithë subjekteve dhe operatorëve të respektojnë kontratat, sipërfaqet e miratuara dhe rregulloren në fuqi, duke mos cenuar aksesin publik.
Ministri paralajmëron se për çdo shkelje do të zbatohet legjislacioni në fuqi, duke theksuar se do të ketë “zero tolerancë” ndaj çdo cenimi të të drejtave të komuniteteve dhe frekuentuesve të plazheve.
“Respektimi i rregullave është detyrim. Hapësira e plazheve publike është prioritet dhe interes shoqëror”, përfundon Gonxhja në postimin e tij.