Forconi imunitetin pa ilaçe/ Lista e ushqimeve që mbrojnë trupin nga viruset dhe infeksionet çdo ditë

Soft

Forconi imunitetin pa ilaçe/ Lista e ushqimeve që mbrojnë

Një ushqyerje e balancuar luan rol të rëndësishëm në forcimin e sistemit imunitar dhe në mbrojtjen e trupit nga infeksionet dhe viruset.

Ekspertët sugjerojnë që disa ushqime të përfshihen rregullisht në dietën e përditshme për të rritur mbrojtjen natyrale të organizmit.

Frutat si mollët, portokallet, kivit, bananet dhe manaferrat janë të pasura me vitamina dhe antioksidantë, sidomos vitaminë C, që ndihmon trupin të përballet më mirë me sëmundjet.

Konsumimi i disa racioneve gjatë ditës ndihmon në ruajtjen e energjisë dhe forcimin e imunitetit.

Edhe arrat, bajamet dhe lajthitë kanë vlera të larta ushqyese. Ato përmbajnë minerale të rëndësishme dhe yndyrna të shëndetshme që ndihmojnë trupin të reagojë më mirë ndaj infeksioneve. Një sasi e vogël çdo ditë mjafton për të përfituar nga efektet e tyre.

Çokollata e zezë me përmbajtje të lartë kakaoje ndihmon në stimulimin e qelizave që luftojnë infeksionet, ndërsa bishtajoret si qiqrat, fasulet dhe thjerrëzat janë burim i mirë proteinash dhe ndihmojnë në prodhimin e antitrupave.

Peshqit si toni, sardelet dhe salmoni janë të pasur me omega-3, që ndihmojnë në forcimin e sistemit imunitar dhe reduktimin e inflamacionit në trup. Ndërkohë, hudhra mbetet një nga mbrojtësit natyralë më të fuqishëm, falë përbërësve të saj që luftojnë bakteret dhe viruset.

Përfshirja e këtyre ushqimeve në mënyrë të rregullt në dietë ndihmon trupin të qëndrojë më i fortë dhe më i përgatitur për të përballuar sëmundjet e përditshme.

ME TE LEXUARAT