Incident në ajër, pilotit i kërkohet të ndryshojë kurs për të shmangur avionin e Donald Trump

Soft

Incident në ajër, pilotit i kërkohet të ndryshojë kurs

Një incident në hapësirën ajrore të Nju Jorkut ndodhi të martën kur një kontrolluesi të trafikut ajror, iu desh të paralajmëronte vazhdimisht një fluturim komercial të Spirit Airlines që të largohej nga rruga e Air Force One, që po transportonte Presidentin amerikan Donald Trump dhe zonjën e parë Melania drejt Londrës.

Air Force One kishte nisur pak kohë më parë fluturimin kur aeroplani tjetër, duke udhëtuar nga Fort Lauderdale në Florida për në Boston, Massachusetts, iu kërkua të ndryshonte kurs.

Në një regjistrim të transmetuar nga NBC News dhe marrë nga LiveATC, kontrollori i trafikut ajror dëgjohet duke i kërkuar pilotit të Spirit Airlines të kthehej 20 gradë djathtas dhe duke i thënë me një ton të dukshëm të frustrimit:

“Kushto vëmendje. Zbrit nga iPad-i.”

Kontrollori përsëriti urdhërat disa herë, duke theksuar rëndësinë e fluturimit të Air Force One:

“Jam i sigurt që mund ta shihni se kush është.”

Një burim pranë NBC-së konfirmoi se fluturimet mbajtën distancën e sigurt të kërkuar gjatë incidentit.

Ndërsa një zëdhënës i Spirit Airlines deklaroi se fluturimi i tyre “ndjeku procedurat dhe udhëzimet e Kontrollit të Trafikut Ajror gjatë rrugës për në Boston”, duke shtuar:

“Siguria është gjithmonë përparësia jonë kryesore.”

Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë ndodhen aktualisht në Mbretërinë e Bashkuar për një vizitë shtetërore të dytë.

Ata zbarkuan në aeroportin Stansted të Londrës të martën në mbrëmje, ku u pritën nga Sekretarja e Jashtme e sapoemëruar, Yvette Cooper.

Më pas, familja Trump udhëtoi me helikopter drejt qendrës së Londrës dhe e kaloi natën në rezidencën e ambasadorit amerikan, Winfield House, në Regent’s Park.

Në kuadër të vizitës, ata janë pritur nga Mbreti dhe Mbretëresha në Kështjellën Windsor, ku kanë marrë pjesë në aktivitete si udhëtimi me karrocë, parada ushtarake dhe një fluturim me anijen ajrore Red Arrows.

ME TE LEXUARAT