Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi bie nga tribuna

Sport

Incident në ndeshjen mes skuadrave shqiptare, tifozi bie nga tribuna

Një incident i rëndë është regjistruar sot gjatë ndeshjes mes KF Bashkimi dhe FK Vardar në Gostivar.

Pas rreth 20 minutash lojë, një tifoz i ekipit vendas ka rënë nga tribuna e stadiumit, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve.

Sipas raportimeve paraprake, tribuna ku ndodhi ngjarja është në një lartësi të konsiderueshme. Tifozi i lënduar është transportuar me urgjencë në spital, ndërsa deri tani nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Ngjarja kujton një incident të ngjashëm të ndodhur më herët këtë sezon mes të njëjtave skuadra në Kumanovë.

ME TE LEXUARAT