Ish-kapiteni i Kombëtares së Futbollit, Lorik Cana vlerësohet me dekoratën e lartë shtetërore për kontributin në sport

Sport

Ish-kapiteni i Kombëtares së Futbollit, Lorik Cana vlerësohet me

Ish-futbollisti i njohur shqiptar dhe ish-kapiten i Kombëtares së Futbollit, Lorik Cana u dekorua sot me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”.

Në fjalën e tij, Cana u shpreh se kjo dekoratë është nder jo vetëm për të, por edhe për familjen e tij, ndërsa shtoi se e gjithë përpjekja gjatë karrierës së tij futbollistike ka qenë për të ngritur lart emrin e vendit dhe shqiptarëve.

“Jemi përballë një paneli dhe kemi të mbledhur njerëzit tanë, që kanë spikatur dhe kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për ne. Kemi luajtur me stadiume plot me qindra milionë njerëz që na kanë parë.

Dekoratën sot nuk po e pranoj vetëm në emrin tim, por e pranoj në emrin e familjes sime, babait Agimit, gjyshërve të mi, një prej tyre Ganiut, një prej delegatëve të shpalljes së republikës, duke shkuar edhe më tutje deri të gjithë ky brum që na ka frymëzuar. Udhëtimi na ka çuar në vende e kohë të vështira, jemi munduar të ngrejmë sa më shuimë emrin dhe nderin e shqiptarëve kudo në botë”,-tha Cana.

ME TE LEXUARAT