'Luftë' për t'u ngjitur në kategorinë e parë, shpërthen dhuna në Bylis B-Oriku! Shoqërohet Bruno Telushi

Sport

'Luftë' për t'u ngjitur në kategorinë e

Sfida e vlefshme për të përcaktuar kreun e renditjes, në fundin e pjesës së parë, u ndërpre gjatë për shkak të dy kartonëve të kuq.

Sulovari i vendasve dhe Bruno Telushi i miqve lanë lojën dhe iu drejtuan dhomave të zhveshjes.

Atje ku shpërtheu një sherr masiv. Për pasojë ndërhyri policia, e cila me forcë shoqëroi Bruno Telushin, futbollistin e Orikut që me herët ka qenë edhe pjesë e Partizanit.

Në fund ndeshja përfundoi 0-2 në favor të Orikut, që javën e ardhshme do të luajë finalen e madhe me Butrintin, për t’u ngjitu në kategorinë e parë. Sarandiotët nga ana tjetër fituan 4-2 kundër Partizanit B.

ME TE LEXUARAT