Mbappe barazohet me Muller në listën e shënuesve historikë në ‘Champions’

Sport

Mbappe barazohet me Muller në listën e shënuesve historikë

Kylian Mbappe vazhdon të shkruajë histori në Ligën e Kampionëve.

Me dy golat e shënuar në fitoren 2–1 ndaj Marseilles, ylli i Real Madridit arriti kuotën e 57 golave, duke tejkaluar Ruud van Nistelrooy dhe duke u barazuar me Thomas Muller në vendin e gjashtë të listës së golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave.

Mbappe, vetëm 26 vjeç, ka arritur këtë shifër në vetëm 88 ndeshje. I shpallur lojtari i ndeshjes, ai realizoi fillimisht nga penalltia në pjesën e parë, dhe më pas shënoi përsëri në minutën e 81-të, me një tjetër penallti të diskutueshme, duke i dhënë Realit një fitore të rëndësishme.

Në shënjestër tani është legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez, me 71 gola. Por synimi më i madh mbetet rekordi absolut i Cristiano Ronaldos, me 140 gola, i ndjekur nga Lionel Messi me 129, Robert Lewandowski me 105 dhe Karim Benzema me 90.

Vetëm javën e kaluar, Mbappe u bë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Francës, duke kaluar Thierry Henry dhe duke mbetur vetëm pas Olivier Giroud.

Nëse vazhdon me këtë ritëm, francezi mund të rishkruajë hierarkinë evropiane të golashënuesve.

ME TE LEXUARAT