Shqiptarët "pushtojnë" Champions-in/ Katër lojtarë tanët në fushë në natën e barazimeve të mëdha

Sport

Shqiptarët "pushtojnë" Champions-in/ Katër lojtarë

Mbrëmjen e të martës u zhvilluan tre ndeshjet e para play-off për kompeticionin e Champions League. Të treja takimet prodhuan barazime. Dinamo Zagreb u ndal 2-2 nga Viking, Fenerbahce barazoi 1-1 kundër Lyon, ndërsa AEK-u i Athinës nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 kundër Levskit në Sofie. Të mërkurën që vjen këto çifte do përballen në ndeshjet e kthimit aty ku do mësohen edhe skuadrat që do të marrin biletat për në fazën e ligës.


Në Stamboll, Fenerbahce barazoi 1-1 kundër Lyonit. Miqtë nga Franca kaluan në epërsi me Lois Openda pas 40 minutave lojë. Një pasim i Tolisso bëri që ish-sulmuesi i Juventusit të shënonte për të tijtë. Fenerbahce u përgjigj në minutën e 47-të me supergolin e Greenwood. Anësori i sulmit mori një pasim nga Akturkoglu dhe me të majtën e ndali sferën në katërkëndëshin e Greif. Për turqit 82 minuta luajti Vedat Muriqi i cili u zëvendësua nga Romelu Lukaku.


Në Zagreb, vendasit e Dinamos nuk e mbajtën do avantazhin e dy golave duke u barazuar 2-2 nga Viking. Kroatët shënuan dy gola të shpejtë me Beljo dhe Lisica në minutat gjashtë dhe dhjetë. Megjithatë norvegjezët u përgjigjën me Christiansen dhe Tripic në minutat 26-të dhe 39-të. Në minutën e 68-të në fushë për vendasit u fut edhe Arbër Hoxha, por pa mundur të ndihmonte të tijtë për golin e fitores.

Në Sofie, bullgarët e Levskit barazuan 0-0 kundër AEK-ut të Athinës. 90 minuta për ekipin grek luajtën Thomas Strakosha dhe Stavro Pilo.

Champions League, play-off, ndeshjet e para:

E martë, 18 gusht 2026

Dinamo Zagreb 2-2 Viking

Fenerbahce 1-1 Lyon

Levski Sofia 0-0 AEK Athinë

ME TE LEXUARAT