U largua nga Shqipëria, Sylvinho: Do ju mbështes kudo që të jem

Trajneri Sylvinho ka reaguar në rrjetet sociale pas largimit nga drejtimi i Kombëtarja e Shqipërisë, duke falënderuar vendin dhe të gjithë ata me të cilët ka bashkëpunuar gjatë periudhës së tij në krye të skuadrës.
Në mesazhin e tij, tekniku brazilian shprehet se Shqipëria e ka pritur ngrohtësisht dhe se gjatë gati tre viteve e gjysmë pune është bërë një progres i konsiderueshëm me kombëtaren.
Ai falënderon Presidentin e federatës, stafin teknik dhe lojtarët, duke theksuar se të gjithë kanë punuar me shpirt, zemër dhe përkushtim për të përfaqësuar vendin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Sylvinho shton se i uron suksese ekipit në të ardhmen dhe se do të vazhdojë ta mbështesë kombëtaren kudo që të jetë, duke e mbyllur mesazhin me një falënderim të sinqertë për tifozët dhe gjithë mbështetësit e ekipit kuqezi.
“Së bashku, përfunduam një kapitull të mrekullueshëm pune. Gjatë gati tre viteve e gjysmë, punuam jashtëzakonisht shumë për të përfaqësuar këtë vend që më priti kaq ngrohtësisht.
Besoj se kemi bërë përparim të konsiderueshëm me Kombëtaren shqiptare dhe jam shumë mirënjohës ndaj Presidentit, stafit të federatës, stafit të trajnerëve, të gjithë lojtarëve që ishin me ne gjatë gjithë këtij udhëtimi dhe mbështetësve të zjarrtë të ekipit kombëtar.
Që nga dita e parë, premtuam se nuk do të mungonte shpirti, zemra dhe puna e palodhur.
U uroj të gjithëve suksese të mëdha në të ardhmen dhe do të vazhdoj t’iu mbështes kudo që të jem. Faleminderit shumë nga thellësia e zemrës sime“, shkruan Sylvinho.
View this post on Instagram


