One Albania dhe Akamai Technologies prezantojnë ‘One Safe’, siguri dhe mbrojtje për familjet shqiptare

Teknologji

One Albania dhe Akamai Technologies prezantojnë ‘One Safe’,

Lideri i telekomunikacionit në Shqipëri, One Albania, ka prezantuar së fundmi një
shërbim të ri për sigurinë kibernetike në internet, falë mbështetjes së gjigandit
amerikan që mundëson aksesin e sigurt në internet, Akamai.

Bashkëpunimi i frytshëm rezultoi në një shërbim që ofron mbrojtje nga çdo kërcënim kibernetik për të gjithë për abonentët e rrjetit One Albania.

Në një kohë kur interneti po bëhet një pjesë e pandarë e jetës sonë, kompania One
Albania është e vendosur t’i mbrojë konsumatorët nga kërcënimet online, mashtrimet
‘phishing’ apo përmbajtjet e dëmshme. One Safe mbron të gjitha pajisjet e lidhura
me rrjetin One, pa asnjë pajisje apo aplikacion shtesë.

"Misioni i One Albania shkon përtej lidhjes. Konsumatorët po bëhen gjithnjë e më të
vetëdijshëm për mbrojtjen e të dhënave personale dhe kjo na frymëzon që të
vendosim sigurinë dhe përvojën e tyre në radhë të parë. Partneriteti me Akamai
mundësoi që të sillnim një produkt që tejkalon pritshmëritë e klientëve tanë, për të
ofruar një eksperiencë të sigurt dhe të besueshme në internet, të fuqizuara nga
mbrojtja më e mirë nga kërcënimet online. Me One Safe, ne nuk përmirësojmë
vetëm rrjetin tonë, por u garantojmë familjeve shqiptare një përvojë navigimi të qetë
dhe të besueshme", shprehet CEO i One Albania, Brano Djurovic.

One Safe garanton:
- Siguri në rrjet: Mbron çdo pajisje dhe përdorues të rrjetit One Albania.
- Përvojë të thjeshtuar: Nuk kërkohet pajisje, instalime ose mirëmbajtje
softuerësh shtesë.
- Përditësim për t’u mbrojtur nga kërcënimet në kohë reale: Azhurnim i
vazhdueshëm dhe automatik që siguron mbrojtjen edhe kundër kërcënimeve
më të fundit kibernetike.
- Mbrojtje gjithëpërfshirëse nga problematikat online: Siguri kundër ‘phishing’
dhe ‘malware’ dhe rreziqe të tjera në internet.
- Menaxhimi i kërcënimeve: Monitorim në kohë reale i kërcënimeve nëpërmjet
një portali të thjeshtë në përdorim.
- Filtra të personalizuar të përmbajtjes: Mundëson kontrollin mbi aksesin në
web për fëmijët dhe anëtarët e familjes.
- Menaxhimi i kohës në internet: Planifikim i kohës që përdor internetin.
- Përshtatje e përmbajtjes sipas përdoruesit: Lejon aksesin bazuar në profilin e
përdoruesit (fëmijë, adoleshentë, të rritur, pajisje IoT).
- Transparencë mbi websitet e bllokuar: Ofron shpjegime të qarta për
përmbajtjen e bllokuar.

- Pezullim i aksesit në internet: Ofron periudha pauze nga aksesi në internet.

“Jemi shumë të lumtur që bashkëpunojmë me One Albania për të ofruar përvoja
digjitale të sigurta dhe të besueshme për klientët e tyre”, tha Natalie Billingham,
zëvendës presidente e shitjeve dhe drejtoreshë menaxhuese për EMEA në Akamai.
"Ky bashkëpunim pasqyron angazhimin tonë të përbashkët për mbrojtjen e
përdoruesve dhe avancimin e lidhjes. Akamai Connected Cloud - platforma jonë e
shpërndarë në të gjithë botën për sigurinë dhe shpërndarjen e përmbajtjes - ofron
mbrojtjen e duhur, për përdoruesit, nga peizazhi kompleks i kërcënimeve
kibernetike. Së bashku, ne i bëjmë përvojat në internet më të sigurta.”

One Safe është më shumë se thjesht një shërbim - është një zgjidhje novatore që rrit
sigurinë dhe komoditetin digjital. Me One Safe, të gjitha familjet shqiptare mund të
shfletojnë dhe lidhen të sigurt.

Akamai Technologies, Inc. është një kompani amerikane e specializuar në rrjetet e
shpërndarjes së përmbajtjeve, sigurinë kibernetike, mbrojtjen nga sulmet DDoS dhe
shërbimet cloud, me seli në Kembrixh, Massachusetts.

ME TE LEXUARAT