Detaje nga grupet e spiunazhit kinez në Francë e Greqi, zbuluan informacione sekrete të NATO-s

Autoritetet greke dhe franceze kanë realizuar arrestime të spiunëve të dyshuar në operacione të ndara këtë javë, duke zbuluar një rrjet të dyshuar spiunazhi që përfshin transmetimin e të dhënave të klasifikuara ushtarake në Kinë.
Në Greqi, një kolonel u arrestua nga autoritetet ushtarake të enjten, i dyshuar për dërgimin e informacioneve të klasifikuara dhe tepër sekrete për Kinën. Oficeri, i cili ishte i stacionuar në një kamp ushtarak, kishte qasje në informacion të ndjeshëm rreth teknologjive të reja të forcave të armatosura dhe dyshohet se ka përdorur metoda elektronike për të dërguar dokumentet e klasifikuara.
Sipas hetimeve, ka indikacione se koloneli po përpiqej të rekrutonte anëtarë të tjerë për një rrjet spiunazhi. Ministria greke e Mbrojtjes njoftoi se hetimet po vazhdojnë dhe oficerët janë duke mbledhur prova që tregojnë për “mbledhjen dhe transmetimin e informacionit sekret me rrezik për sigurinë kombëtare.”
Çështja u zbulua dy muaj më parë kur CIA informoi Shërbimin Kombëtar të Inteligjencës të Greqisë për veprimet e dyshimta të oficerit, i cili dyshohet se ka qenë në lidhje me projekte të NATO-s.


