Mos i hiqni çadrat nga duart! Sinoptikania: Moti i paqëndrueshëm pushton vendin me shi dhe borë

Aktualitet

Mos i hiqni çadrat nga duart! Sinoptikania: Moti i

Moti i paqëndrueshëm do të vijojë të jetë prezent në të gjithë territorin e vendit gjatë ditëve në vijim, duke sjellë reshje shiu, erë të fortë dhe dëborë në zonat malore. Qytetarëve u këshillohet të mbajnë çadrat me vete, pasi reshjet do të jenë të herëpashershme gjatë gjithë javës së ardhshme.

Sipas parashikimeve të IGJEUM të raportuara në studion e lajmeve në “Ora News” nga sinoptikania Anira Gjoni, prania e reshjeve të shiut do të ndihet edhe përgjatë ditës së shtunë, ndërsa do të ketë një pakësim të tyre ditën e dielë dhe paraditen e së hënës.

Megjithatë, shiu do të rikthehet sërish mbrëmjen e së hënës. Reshjet nuk pritet të kenë intensitet të lartë, përveç ditës së sotme ku lokalisht mund të jenë intensive dhe në formën e shtrëngatave. Nuk parashikohen problematika sa i përket përmbytjeve.

Përveç shiut, era do të jetë një tjetër element problematik gjatë ditës së sotme, e cila pritet të jetë mesatare deri e fortë. Kjo situatë mund të shkaktojë vështirësi në bregdet dhe në portet e Durrësit dhe Vlorës.

Sa i përket temperaturave, mëngjesi i së shtunës do të shënojë një rritje prej 2 gradë Celsius. Më konkretisht, në bregdet vlerat do të luhaten nga 11 deri në 16 gradë, në zonat e ulëta nga 9 deri në 15 gradë, ndërsa në zonat malore termometri do të shënojë nga 4 deri në 12 gradë Celsius.

ME TE LEXUARAT