A ka vend për panik? Shtetet e rajonit evakuojnë diplomatët dhe qytetarët nga Irani e Izraeli
Lajmifundit
/
19 Qershor 2025, 22:07
Aktualitet
Kroacia, Sllovenia, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina kanë marrë vendim për evakuimin e stafit të ambasadave nga Izraeli dhe Irani për shkak të situatës aktuale të sigurisë.
Kryesia e Bosnjë dhe Hercegovinës, në një mbledhje të jashtëzakonshme, ka marrë vendim për mbylljen e përkohshme të ambasadave të BeH në Republikën Islamike të Iranit dhe në Izrael.
Kroacia njoftoi të mërkurën se do të ndërmarrë evakuimin e diplomatëve të saj nga Izraeli dhe Irani, si dhe konfirmoi se po punon në riatdhesimin e qytetarëve kroatë nga këto zona të prekura nga konfliktet, shkruajnë mediat.