Gruaja e Mirit: Jam lënduar nga urrejtja dhe ofendimet, për Selinin…..

Showbiz

Gruaja e Mirit: Jam lënduar nga urrejtja dhe ofendimet, për

Gruaja e Mirit, një prej finalistëve të “Big Brother VIP Albania 5”, ka ndarë emocionet dhe përjetimet e saj në një intervistë për Top Channel, teksa foli për natën finale dhe periudhën gjatë qëndrimit të bashkëshortit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Ajo u shpreh se po e përjeton këtë moment me shumë emocione, ashtu si çdo familjar i banorëve finalistë, duke shtuar se për të fituesi ideal mbetet Miri. Sipas saj, krenaria dhe mbështetja për bashkëshortin kanë qenë të pandryshuara gjatë gjithë rrugëtimit të tij në lojë.

Gruaja e Mirit tregoi edhe historinë e njohjes së tyre, duke zbuluar se janë takuar fillimisht në një dasmë, përmes një ish-kolegu të saj dhe kushërirës së Mirit, të cilët ishin martuar në Gjermani dhe më pas kishin festuar edhe në Tiranë. Kjo njohje, sipas saj, u kthye më pas në një histori dashurie dhe familjeje.

Ajo foli edhe për sfidat e marrëdhënies në distancë, duke thënë se nuk është e lehtë, sidomos kur në mes është edhe rritja e fëmijës. Megjithatë, shtoi se tashmë janë mësuar me këtë situatë dhe kanë besim se së shpejti do të jenë sërish bashkë si familje.

Sa i përket eksperiencës së “Big Brother VIP”, gruaja e Mirit tha se vështirësia më e madhe për të nuk ka qenë loja brenda shtëpisë, por komentet negative dhe urrejtja që është shfaqur jashtë saj, sidomos në rrjetet sociale dhe në opinionin publik.

Ajo pranoi se nuk ka mbetur indiferente ndaj situatave që përfshinin Mirin dhe Selinën, duke theksuar se do të ishte e pavërtetë të thoshte se nuk është ndjerë e prekur apo e mërzitur nga disa komente dhe interpretime. Megjithatë, pavarësisht gjithçkaje, ajo nënvizoi se besimi ndaj bashkëshortit të saj ka qenë gjithmonë i plotë dhe se nuk e ka vënë kurrë në dyshim.

ME TE LEXUARAT