Po eksploronte natyrën/ Shoferi që shoqëronte turistët humb jetën pasi ra nga lartësia e Ujëvarës së Sotirës (EMRI)

Aktualitet

Po eksploronte natyrën/ Shoferi që shoqëronte turistët  humb

Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën e Gramshit, ku një turist dyshohet se ka humbur jetën gjatë një eksplorimi në natyrë.

Sipas informacionit paraprak nga shërbimi zjarrfikës, shoferi që shoqëronte turistët ka rënë në Ujëvarën e Sotirës dhe dyshohet se ka ndërruar jetë në vend.

Menjëherë pas njoftimit, drejt zonës është nisur ekipi i MZSH-së për ndërhyrje dhe verifikim të situatës.

Operacioni në terren vijon, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar për identitetin e viktimës dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Gramsh/Informacion paraprak

Më datë 19.04.2026, rreth orës 12:45, tek Ujëvara e Sotirës, shtetasi Robert Xhangolli, 53 vjeç, banues në Durrës, i cili ushtronte aktivitet në transportin e vizitorëve për qëllime turistike drejt zonës, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht gjatë lëvizjes në këmbë dhe, për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

ME TE LEXUARAT