Inagurimi i Komisariatit të Krujës/ Hita: Të goditet krimi, kanabisi dhe armët pa leje

Aktualitet

Inagurimi i Komisariatit të Krujës/ Hita: Të goditet krimi,

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka zhvilluar një takim pune me efektivët e Komisariatit të Krujës pas inaugurimit të ambienteve të reja të institucionit, në prani të Ministrit të Brendshëm Besfort Lamallari.

Gjatë takimit, Hita kërkoi rritje të profesionalizmit dhe përmirësim të punës në terren, me fokus të veçantë në sigurimin e informacionit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, si dhe identifikimin e personave në kërkim.

Ai u ndal gjithashtu te lufta ndaj armëmbajtjes pa leje, krimeve mjedisore dhe trajtimi i shqetësimeve të qytetarëve, duke kërkuar reagim të shpejtë edhe për problematikat më të vogla.

Drejtori theksoi se kushtet e reja të punës duhet të shoqërohen me rritje të performancës dhe shërbim më cilësor ndaj qytetarëve, ndërsa kërkoi edhe nga Policia Rrugore zbatim rigoroz të detyrave dhe përdorim më të madh të teknologjisë për evidentimin e shkeljeve.

ME TE LEXUARAT