Aksioni ndaj call-center në Tiranë/ Arrestohet 28-vjeçari, i dyshuar për mashtrim kompjuterik (EMRI)
Lajmifundit
/
18 Prill 2026, 16:22
Aktualitet

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar, si pjesë e aksionit të call-center në Tiranë. Bëhet me dije se arrestimi i tij lidhet me call-centerin e zbuluar në ambientet e “Atti Tower”. I arrestuari është David Prendi, 28 vjeç.
Urdhëri për arrestimin e tij është lëshuar nga SPAK, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik”, kryer në bashkëpunim në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, si dhe “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.


