ARMPUSHIMI DREJT DËSHTIMIT! Zyrtarë palestinezë: Izraeli po zvarrit bisedimet për përfitime

Aktualitet

ARMPUSHIMI DREJT DËSHTIMIT! Zyrtarë palestinezë: Izraeli po

Bisedimet për një armëpushim në Gaza janë në prag të dështimit. Zyrtarët palestinezë thonë se Izraeli po zvarrit negociatat në Doha. Pengesa kryesore mbeten ndihma humanitare dhe tërheqja ushtarake. Ndërsa ndërmjetësit paralajmërojnë se procesi është në rrezik kolapsi.

Negociatat mes Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim dhe lirimin e pengjeve janë në një pikë kritike në Doha.

Zyrtarë palestinezë të përfshirë në bisedime paralajmërojnë se procesi është shumë pranë dështimit, ndërsa akuzojnë delegacionin izraelit për mungesë serioziteti dhe përpjekje për të fituar kohë gjatë vizitës së kryeministrit Netanyahu në Uashington.

Lufta në kufi, Polonia firmos marrëveshje të re me Korenë e Jugut për blerjen e 180 tankeve moderne K2

Përpara se të largohej nga SHBA-të të enjten, Netanyahu kishte mbajtur një ton pozitiv, duke thënë se shpresonte të arrinte një marrëveshje “brenda pak ditësh”.

Sipas burimeve palestineze, negociatorët izraelitë nuk kanë pasur autoritet për të bërë lëshime reale, sidomos mbi dy pikat kyçe: mekanizmin e shpërndarjes së ndihmës humanitare dhe shkallën e tërheqjes ushtarake nga Gaza.

Në këtë pikë hamasi këmbëngul që ndihmat të shpërndahen përmes OKB-së, ndërsa Izraeli kërkon të përdorë një mekanizëm të kontrolluar nga Fondacioni Humanitar i Gazës, i mbështetur nga SHBA-të dhe vetë Izraeli.

Tjetër përplasje është propozimi izraelit për të mbajtur zona tampon deri në 3 km brenda territorit të Gazës, duke ruajtur prani ushtarake në qytete si Rafah, Khan Younis dhe Beit Hanoun.

Ndërmjetësit nga Katari, Egjipti dhe SHBA theksojnë se dritarja për një marrëveshje po mbyllet shpejt.

Një zyrtar rajonal e përshkroi situatën si “proces që varet nga një fije peri”ndërsa dështimi i bisedimeve mund të sjellë pasoja tragjike për civilët.

Ushtria izraelite nisi një fushatë në Gaza në përgjigje të sulmit të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng.

ME TE LEXUARAT