Asnjë ndryshim nga herët e tjera! Teza e Matematikës përfundon në “Instagram”

Aktualitet

Asnjë ndryshim nga herët e tjera! Teza e Matematikës

Teza e provimit të Matematikës, provim i cili zyrtarisht ka nisur prej orës 10:00 të kësaj të marte dhe është duke vijuar ende, ka përfunduar në “Instagram”.

Vetëm 20 minuta pasi maturantët kishin nisur të testonin njohuritë e tyre, teza e provimit varianti B ka dalë në rrjetet sociale.

Teza është duke qarkulluar gjerësisht në internet, ndërkohë që maturantët vijojnë të jenë nëpër klasa.

Nuk dihet nëse teza është fotografuar nga vetë maturantët apo jo, pasi me rregull asnjë prej tyre nuk duhet të mbante celular në sallë.

Asnjë ndryshim nga herët e tjera! Teza e Matematikës

ME TE LEXUARAT