Foto/ Drejtuesi humb kontrollin, makina futet në plazh mes pushuesve! Disa të lënduar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Alba Adriatica, në provincën e Teramos, Itali, ku një automjet ka hyrë papritur në një plazh të mbushur me pushues, duke shkaktuar panik dhe tre persona të plagosur.
Sipas raportimeve të Il Messaggero, drejtuesi i mjetit është një 83-vjeçar nga Roma, i cili dyshohet se ka humbur kontrollin e makinës.
Automjeti ka hyrë fillimisht në verandën e lokalit “Alba Beach”, ka shkatërruar disa vazo të mëdha dekorative dhe më pas ka përfunduar në mes të plazhit, mes çadrave dhe shezlongëve.
Në këtë incident, një grua ka mbetur e plagosur rëndë, me fraktura në gjymtyrët e poshtme, ndërsa dy persona të tjerë kanë marrë lëndime më të lehta.