Tërmet i fortë "shkund" Greqinë, ja sa ishte magnituda
Lajmifundit
/
16 Qershor 2025, 21:36
Bota
Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të Rihterit ka goditur rajonin e Kalkidhikisë në Greqi.
Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ishte 23 kilometra në jugperëndim të Paliourit në zonën e Kasandras, me një thellësi fokale prej 10 kilometrash.
Sipas burimeve, deri tani nuk ka dëme materiale apo persona të lënduar.