Bllokohet autostrada Tiranë-Elbasan! Radhë kilometrike mjetesh prej më shumë se dy orësh

Aktualitet

Bllokohet autostrada Tiranë-Elbasan! Radhë kilometrike mjetesh prej

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike janë krijuar këtë pasdite në autostradën Tiranë–Elbasan, duke shkaktuar vonesa të gjata për drejtuesit e mjeteve.

Sipas raportimeve prej më shumë se dy orësh automjetet kanë mbetur pothuajse të bllokuara dhe pa lëvizje të konsiderueshme.

Kolona e mjeteve shtrihet në disa rreshta nga dalja e tunelit të Krrabës deri pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, duke krijuar vështirësi të mëdha për qarkullimin dhe udhëtarët që ndodhen në këtë aks.

Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar mbi shkaqet e bllokimit të trafikut, ndërsa drejtuesit e automjeteve vijojnë të qëndrojnë në pritje në radhë të gjata.

ME TE LEXUARAT