Dalin pamjet, si nisi zjarri te pallati pranë Farmacisë 10, kartona që digjen ngjitur me Big Market
Lajmifundit
/
19 Prill 2026, 17:54
Aktualitet

Ky është momenti i kapur nga nje tjeter kend, kur mbeturinat e marketit në katin 0 të pallatit në zonën e “Farmacisë 10” në kryeqytet marrin flakë para Big Market.
Zjarri më pas përfshin fasadën e objektit, duke shkrumbuar rreth 30 banesa.
Shërbimet e zjarrfikëses reaguan menjëherë, ndërsa banorët u evakuan për të shmangur rreziqet. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit dhe për të vlerësuar dëmet.

Pamjet e publikuara tregojnë qartë flakët që përhapen nga katin përdhes drejt fasadës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.


