E RËNDË në Tiranë/ 34-vjeçari përndjek ish-të dashurën, i lë plumba në shtëpinë e prindërve
Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi akuzohet se ka përndjekur dhe kërcënuar ish-të dashurën e tij.
I riu me iniciale K. M., ishte në kërkim policor për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. Gjithashtu dyshohet se 34-vjeçari ka lënë 2 fishekë arme gjahu, në oborrin e banesës së familjarëve të ish-të dashurës për t’i kërcënuar. Fishekët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Ndërkohë në pranga ka rëndë edhe një 28-vjeçar, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, sepse akuzohet se ka përndjekur në rrjete sociale, ish-të dashurën e tij.
Njoftimi i policisë:
Të kërkuar për përndjekje në rrjete sociale, kapen 2 shtetas. Njëri prej të ndaluarve ka kanosur familjarët e shtetases që përndoqi, duke iu lënë 2 fishekë, në afërsi të banesës.
Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet e inteligjencës policore, me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe falë bashkëpunimit ndërmjet shërbimeve të komisariateve të Policisë Nr. 2, Nr. 5 dhe Nr. 6, u lokalizuan dhe vunë në pranga shtetasit:
Aksident në aksin rrugor Shëngjin-Velipojë! Shoferi humb kontrollin mbi mjetin, përplaset me një dyqan
-K. M., 34 vjeç, i cili ishte në kërkim policor, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Falsifikimi kompjuterik”. Ai dyshohet se ka përndjekur ish të dashurën e tij, në rrjete sociale. Gjithashtu, dyshohet se ky shtetas, ka lënë 2 fishekë arme gjahu, në oborrin e banesës së familjarëve të kësaj shtetaseje, me qëllim kanosjen. Fishekët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;
-E. P., 28 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”, sepse akuzohet se ka përndjekur në rrjete sociale, ish të dashurën e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.