“Final”, arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim, njërit prej tyre i gjendet kokainë

Aktualitet

“Final”, arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim,

Në vijim të operacionit të koduar “Final”, që u zhvillua 1 ditë më parë, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, pas 3 muajsh hetime në drejtimin e Prokurorisë, janë kryer kontrolle për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit R. S., 29 vjeç dhe R. K., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Tiranës iu ka caktuar këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në momentin e kapjes, 29-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurosisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT