Gjendet i vdekur nga familjarët 59-vjeçari në Korçë, dyshohet se…

Aktualitet

Gjendet i vdekur nga familjarët 59-vjeçari në

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në qytetin e Korçës, ku një 59-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë u zbulua nga familjarët, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet.

Dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, megjithatë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rrethanave. Trupi i tij është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

ME TE LEXUARAT