Teherani goditet sërish nga raketat! Irani kundërpërgjigjet: Operacioni ndëshkues nis tani

Bota

Teherani goditet sërish nga raketat! Irani kundërpërgjigjet:

Tensionet në Lindjen e Mesme kanë hyrë në një fazë të re pas raportimeve për shpërthime të vazhdueshme dhe “intensive” në pjesën perëndimore të Teheranit, kryeqyteti i Iranit.

Lajmi u raportua nga agjencia shtetërore iraniane e lajmeve, IRNA. Zhurmat e forta janë dëgjuar në disa zona të qytetit, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë informacion zyrtar mbi natyrën apo burimin e shpërthimeve.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës, Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, deklaroi se Izraeli po përgatitej të godiste “objektiva të rëndësishëm në Teheran”, çka ka ngritur dyshimet se sulmet mund të jenë pjesë e një ofensive të paralajmëruar izraelite.

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit thotë në një videomesazh të postuar nga mediat iraniane drejtuar banorëve të Izraelit se "veçanërisht Tel Avivi dhe Haifa duhet të evakuohen sa më shpejt të jetë e mundur për të shpëtuar jetën e tyre".

Sipas mediave të huaja, Gjenerali Major Abdolrahim Mousavi thotë gjithashtu se "operacionet e kryera deri më tani kanë qenë një paralajmërim për parandalim" dhe një "operacion ndëshkues" nga Irani "do të kryhet së shpejti".

Edhe pse sulmet iraniane kanë vrarë të paktën 24 izraelitë që nga e premtja, shumica e raketave iraniane janë ndaluar nga sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit.

ME TE LEXUARAT