“E humbëm Arditën...”, kryetarja e grave të PD-së humb betejën me sëmundjen, deputeti demokrat jep lajmin e trishtë

Aktualitet

“E humbëm Arditën...”, kryetarja e grave të

Një lajm i trishtë ka ardhur së fundmi nga deputeti i rrethit të Devollit, Bledjon Nallbati.

Përmes një postimi në rrjetet sociale demokrati ka bërë me dije se mëngjesin e kësaj të mërkure, kryetarja e grave të Partisë Demokratike në këtë rreth ka mbyllur sytë përgjithmonë, dukë lënë pas dy vajzat e saj të mitura.

Pas një beteje të ashpër me një sëmundje e cila e stërmundoi për vite me radhë, Ardita Kapo ndërroi jetë në moshën 38-vjeçare.

Për të gjithë që e njihnin, Ardita ishte një grua e jashtëzakonshme, një mike e mirë, e cila asnjëherë nuk u ndal para sfidave që i dolën para, as atëhere kur motra dhe nëna e saj humbën jetën po nga e njëjta sëmundje. 

“Humbëm Arditën…Një vajzë e re, një grua e jashtëzakonshme, një mike që luftoi deri në fund me guxim dhe shpresë.

Për vite me radhë përballoi një sëmundje të rëndë, por asnjëherë nuk humbi forcën, buzëqeshjen dhe dashurinë për jetën. Ardita Kapo ishte shumë më tepër se një shoqe – ishte zëri i grave, një lidere që i deshi njerëzit dhe i shërbeu me përkushtim si kryetare e grave të Partisë Demokratike.

Lamtumirë e dashur… mungesa jote dhe shembulli yt do të na shoqërojnë gjithmonë. Ngushëllime të sinqerta familjarëve… dhe gjithë kurajon e botës për dy vajzat e tua të bukura. U prehsh në paqe, Ardita”, shkruan deputeti i Partisë Demokratike.

ME TE LEXUARAT