Goditën me grusht e gurë dhe tërhoqën zvarrë protestuesin në Zvërnec, prokuroria kërkon arrestimin e rojeve të 'Major Security'

Aktualitet

Goditën me grusht e gurë dhe tërhoqën zvarrë

Prokuroria e Vlorës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Geraldo Bibën, si dhe 3 persona të tjerë që rrëmbyen qytetarin me inicialet G.S.

Kërkesa është çuar në Gjykatën e Vlorës për shqyrtim, ku pritet që 4 personat e shoqërisë private “Major Security” të gjykohen për akuzën e “Heqjes së paligjshme të lirisë” kryer në bashkëpunim.

4 personat Geraldo Biba, Gazmend Vathi, Artur Grami dhe një person tjetër, akuzohen për dhunimin e një protestuesi gjatë protestës së zhvilluar pak ditë më parë në zonën e Zvërnecit.

Pas shqyrtimit të materialeve hetimore dhe dëgjimit të palëve, gjykata do vendosi që 4 të dyshuarit të qëndrojnë në paraburgim apo do hetohen me masë më të butë arresti.

Geraldo Biba, u arrestua nga policia e Vlorës për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje” dhe “Heqje të paligjshme të lirisë”, pasi ishte protagonisti kryesor i dhunës së ushtruar ndaj qytetarit me inicialet E.S. 

Ngjarja ndodhi gjatë protestës së organizuar nga banorë dhe aktivistë kundër projektit që po zhvillohet në zonën e Zvërnecit, ku pati tensione mes protestuesve dhe personave të angazhuar për sigurinë e projektit.

 

ME TE LEXUARAT