Të shtëna me armë në zonën e Ali Demit në Tiranë, një i arrestuar
Lajmifundit
/
31 Maj 2026, 22:04
Aktualitet

Policia e Tiranës ka arrestuar një person në zonën e Ali Demit, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.
Burime paraprake bëjnë me dije se personi i arrestuar është ndaluar në flagrancë dhe se gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua arma e zjarrit, të cilën e mbante pa leje.
Fatmirësisht, nga të shtënat nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia po vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa pritet edhe një njoftim zyrtar me detaje të mëtejshme.


