Goditja e Call Center, pamje nga një prej ndërtesave pranë qendrës ku ushtrohej aktiviteti në disa kate

Aktualitet

Goditja e Call Center, pamje nga një prej ndërtesave pranë

Janë bërë publike pamjet e godinës në Rrugën e Kavajës në Tiranë, ku ushtronte aktivitet një prej call center-ave të goditur në kuadër të operacionit të fundit të Prokurorisë së Tiranës.

Në pamje shihet ndërtesa prej xhami nga jashtë, pranë qendrës, ndërsa brenda saj dyshohet se zhvillohej aktiviteti me dhjetëra operatorë. Sipas burimeve, call center-i operonte në disa kate të godinës.

Goditja e Call Center, pamje nga një prej ndërtesave pranë

Gjatë ndërhyrjes së autoriteteve, një pjesë e ambienteve janë gjetur të mbyllura, duke ngritur dyshime për dekonspirim të mundshëm të aksionit. Ndërkohë, në një prej kateve janë konstatuar mbi 60 punonjës, të cilët po merren në pyetje.

Operacioni është pjesë e një hetimi të nisur prej dy vitesh dhe është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet austriake, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të këtyre strukturave.

 

ME TE LEXUARAT