Kaos në linjat ajrore në Gjermani, anulohen fluturimet

Bota

Kaos në linjat ajrore në Gjermani, anulohen fluturimet

Sindikata UFO u bëri thirrje punonjësve të ekuipazhit të kabinës në Lufthansa dhe CityLine të hyjnë përsëri në grevë të mërkurën dhe të enjten, duke përshkallëzuar më tej protestat në kontekstin e negociatave për një marrëveshje të re kolektive.

Greva 48-orëshe e pilotëve të kompanisë, e cila ka filluar që nga mesnata, tashmë po shkakton anulime dhe vonesa në qindra fluturime.

“Nuk ka vend më të mirë për protestën e punëtorëve” sesa eventi i Lufthansas i planifikuar për pasnesër për të shënuar 100-vjetorin e themelimit të saj, në të cilin do të marrë pjesë edhe kancelari Friedrich Merz, tha presidenti i UFO-s, Joachim Vazquez-Burger, duke shtuar:

“Kur menaxhmenti të festojë 100-vjetorin e Lufthansas së bashku me qeverinë federale, ne do ta bëjmë të qartë se në çfarë kushtesh veprojnë punëdhënësit – dhe mbi shpinën e kujt po merren vendimet aktuale”, tha ai.

Vetëm të premten e kaluar, asistentët e fluturimit të Lufthansa-s mbajtën një tjetër grevë, duke rezultuar në anulime ose vonesa të fluturimeve të mijëra pasagjerëve, diçka që po përsëritet edhe sot me grevën e pilotëve të saj.

ME TE LEXUARAT