I premtoi irakianit azil politik në Shqipëri dhe i zhvati 6 mijë euro, e pëson 41-vjeçarja

Aktualitet

I premtoi irakianit azil politik në Shqipëri dhe i zhvati 6 mijë

Një 41-vjeçare është vënë nën procedim penal, pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas irakian duke i marrë një shumë prej 6 mijë eurosh me premtimin për t’i siguruar azil politik në Shqipëri.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetases A.Z., banuese në Tiranë.

 Sipas hetimeve paraprake, 41-vjeçarja i ka marrë shumën prej 6000 eurosh shtetasit të huaj, duke i premtuar kryerjen e procedurave për përfitimin e azilit politik dhe nuk ia ka kthyer edhe pasi kjo nuk është përmbushur.

ME TE LEXUARAT