Inaugurohet komisariati i ri i Krujës, Lamallari: Modernizimi nuk është vetëm infrastrukturë, por edhe shërbimi cilësor për qytetarët

Aktualitet

Inaugurohet komisariati i ri i Krujës, Lamallari: Modernizimi nuk

Është inauguruar komisariati i ri i Policisë në Krujë, një investim që synon modernizimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së shërbimit të Policisë së Shtetit ndaj qytetarëve.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme Besfort Lamallari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita dhe Drejtori i Policisë së Tiranës Elton Alushi.

Ministri Lamallari theksoi se modernizimi nuk lidhet vetëm me godinat, por edhe me standardet e shërbimit, duke kërkuar nga efektivët rritje të profesionalizmit dhe shërbim sipas standardeve europiane.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkoi që investimi i ri të kthehet në një rritje të efektivitetit në punën e përditshme dhe në shërbim më të shpejtë për qytetarët.

Komisariati i ri përfshin mbi 2200 m² ambiente të rikonstruktuara dhe kushte pune për rreth 140 punonjës policie. Ai është pajisur me hapësira të posaçme për trajtimin e rasteve, përfshirë ambiente për të miturit, prani të mjekut dhe avokatit, si dhe një sallë operative me standarde të avancuara.

Gjatë takimit me efektivët, drejtuesit e Policisë kërkuan shtim të angazhimit në goditjen e aktiviteteve të paligjshme si lojërat e fatit, kultivimi i kanabisit, kapja e personave në kërkim, si dhe vëmendje e shtuar ndaj krimeve mjedisore dhe ndërtimeve pa leje.

ME TE LEXUARAT