The Wall Street Journal: Trump urdhëron përgatitje për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit

Bota

The Wall Street Journal: Trump urdhëron përgatitje për

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërkuar nga ekipi i tij që të përgatisë një skenar për një bllokadë të zgjatur ndaj Iranit, sipas raportimeve të mediave amerikane.

Sipas The Wall Street Journal, gjatë takimeve të fundit, ai ka shfaqur qëndrim për vazhdimin e presionit mbi ekonominë iraniane, veçanërisht mbi eksportin e naftës dhe lëvizjen detare drejt porteve të vendit.

Në këtë situatë, SHBA po ndërmerr masa për të kufizuar transportin detar që lidhet me Iranin, me qëllim reduktimin e të ardhurave nga nafta. Nga ana tjetër, Irani po kufizon kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë.

Mediat raportojnë se kjo gjendje mund të çojë në një periudhë të zgjatur tensionesh, pa një zgjidhje të qartë të konfliktit. Pasiguria mbi lundrimin në Ngushticën e Hormuzit po ndikon drejtpërdrejt në tregjet globale të energjisë.


Në mes të këtyre zhvillimeve, janë përmendur edhe negociata të ndërmjetësuara nga vende të treta, ku Irani ka shfaqur gatishmëri për një marrëveshje të përkohshme për rihapjen e korridorit detar, në këmbim të lehtësimit të disa masave ndaj porteve të tij.

Nga ana tjetër, SHBA ka hedhur poshtë disa nga këto propozime, duke vlerësuar se nuk ka garanci për një marrëveshje të qëndrueshme.

Ndërkohë, çmimet e naftës kanë shënuar rritje, duke kaluar mbi 111 dollarë për fuçi, mes frikës se tensionet mund të zgjasin dhe furnizimi global të mbetet i kufizuar.

ME TE LEXUARAT