Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis hetimin disiplinor ndaj prokurores Anjeza Kalanxhi, zbardhet arsyeja

Aktualitet

Inspektori i Lartë i Drejtësisë nis hetimin disiplinor ndaj

Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka nisur hetimin disiplinor me iniciativë ndaj Anjeza Kalanxhi, prokurore e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për shkelje të dispozitave, që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e gjykatave/prokurorisë dhe shkelje të rregullave të konfidencialitetit dhe të mospërhapjes së informacionit që rezulton nga hetimi ose gjykimi, në proces ose i përfunduar.

Në një njoftim zyrtar, ILD shprehet se në cilësinë e prokurores së çështjes, prokurorja Anjeza Kalanxhi është ankuar në ILD ndaj vendimmarrjes së Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, duke nënshkruar me pozicionin që mban, si Drejtuese e Seksionit të Posaçëm dhe e dërguar për dijeni, bashkë me akte procedurale pjesë të dosjes, edhe tek disa institucioneve të tjera brenda dhe jashtë sistemit të drejtësisë, veprime që konsiderohen shkelje disiplinore.

Nga raporti i hetimit disiplinor rezulton se:

• Gjatë një procesi ankimi/informimi, edhe pse në cilësinë e prokurores së çështjes, A.K. ka nënshkruar si Drejtuese e Seksionit të Posaçëm dhe dërguar informacion për dijeni, shoqëruar me mbi 20 akte pjesë të dosjes, tek disa institucione brenda dhe jashtë sistemit të drejtësisë, veprime që konsiderohen shkelje disiplinore të parashikuara nga neni 102, pika 1, shkronja “j” dhe shkronja “g” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

• Prokurorja ka nënshkruar shkresa pa patur kompetencë, nxjerrë dhe dërguar të tretëve kopjeje të disa akteve, pjesë të dosjes së një çështjeje në proces hetimi, duke shpërfillur autoritetin e titullarit të prokurorisë, cënuar imazhin e zyrës së prokurorisë, teksa publikimi i akteve procedurale mbart rrezikun e ardhjes së pasojave në dëm të hetimit dhe për rrjedhojë humbjen e besimit të publikut për funksionimin e Prokurorisë sipas ligjit dhe jo dëshirës së magjistratit.

• Ligji nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë parashikon mes të tjerash se: 1- Prokurorët dhe gjithë personeli i prokurorisë, gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, si edhe pas përfundimit të saj, janë të detyruar të ruajnë konfidencialitetin dhe sekretin shtetëror për fakte për të cilat vijnë në dijeni, me përjashtim të rasteve kur ligji parashikon ndryshe. 2- Prokurorisë nuk i lejohet të bëjë publike ose t’u japë personave të tretë të dhëna që dëmtojnë çështjen në proces hetimi apo gjykimi, që cënojnë dinjitetin dhe jetën private të personave, të drejtat e të miturve, si dhe të dhëna me karakter konfidencial ose të rezervuar. 3 – Prokurorëve u ndalohet të bëjnë deklarata ose të japin mendime për veprimtarinë e organeve të tjera.

“Raporti hetimor konkludon se duke mbajtur në konsideratë natyrën e shkeljes disiplinore; ekzistencën e rrethanës lehtësuese, lidhur me shkeljen për herë të parë; përvojën 2 vjeçare në funksionin e prokurores; cënimin e imazhit të prokurorisë dhe besimit të publikut në sistemin e drejtësisë, arrihet në konkluzionin se veprimet/mosveprimet e ndërmarra nga ana e magjistrates përbëjnë “Shkelje disiplinore e lehtë”, sipas nenit 102 pika 1 shkronjat “g” dhe “j” të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar dhe ILD i propozon KLP-së caktimin e masës disiplinore “Vërejtje publike” ndaj znj. A.K. prokurore e Prokurorisë e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë”, thuhet në njoftim

ME TE LEXUARAT