"Jemi gati për çdo skenar"/ Erdogan shpërthen ndaj Izraelit: Irani ka të drejtë të mbrohet...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka dalë hapur në mbështetje të Iranit në përballjen me Izraelin, duke e cilësuar të drejtë legjitime dhe ligjore reagimin e Teheranit ndaj asaj që e quajti “terrorizëm shtetëror” të Izraelit.
Në një deklaratë të fortë, Erdogan akuzoi Izraelin për organizimin e sulmeve ndaj Iranit në mes të negociatave bërthamore dhe e quajti kryeministrin Netanyahu “kërcënimin më të madh për sigurinë rajonale”.
Ai theksoi se Turqia është në gatishmëri të lartë dhe ka urdhëruar rritjen e prodhimit të raketave me rreze të mesme dhe të gjatë veprimi. “Askush të mos guxojë të na testojë,” paralajmëroi Erdogan, duke lënë të kuptohet për një përfshirje më aktive të Turqisë në rast përshkallëzimi të mëtejshëm.