Konferenca e JASHTËZAKONSHME e udhëheqësit Suprem të Iranit, mesazhi për Donald Trump: Ta dish që ne nuk do të dorëzohemi
Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, i është drejtuar këtë të mërkurë popullit të tij dhe të gjithë botës duke theksuar se nuk do ta harrojnë gjakun e “martirëve” dhe sulmin në territorin e tyre.
Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi dhe duartrokiti reagimin dhe qëndrestarinë e palëkundur e të guximshme të kombit iranian, ndaj sulmeve të fundit nga Izraeli të cilin e quajti “armikun” e vendit të tij.
Ai gjithashtu paralajmëroi se çdo ndërhyrje e trupave amerikane do të shkaktojë dëme të pariparueshme dhe dënoi me ashpërsinë më të madhe deklaratat “kërcënuese dhe qesharake” të Donald Tump.
“SHBA duhet ta dinë se Irani nuk do të dorëzohet”, tha ai.
"Njerëzit e zgjuar që e njohin Iranin, kombin iranian dhe historinë e tij nuk do të flasin kurrë me gjuhë kërcënuese, sepse kombi iranian nuk do të dorëzohet dhe amerikanët duhet ta dinë se çdo ndërhyrje ushtarake amerikane padyshim do të shoqërohet me dëme të pariparueshme", shtoi ai.
Kujtojmë se forcat Ajrore Izraelite kanë goditur më shumë se 1,100 objektiva iraniane në qindra sulme në Iran që nga e premtja, sipas zëdhënëses së IDF-së, Gjenerale Brigade Effie Defrin.
"Ne po veprojmë sistematikisht për të neutralizuar kërcënimin bërthamor", tha ajo gjatë një konference për shtyp.
Ndërkohë, nga ana tjetër, ambasadori i Iranit i tha sot Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara se sulmet izraelite janë një akt "lufte kundër njerëzimit " dhe kritikoi vendet që nuk i dënojnë këto sulme.
"Synimi i qëllimshëm i objekteve bërthamore iraniane nuk është vetëm një shkelje serioze e së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, por gjithashtu krijon rrezikun e ekspozimit të të gjithë njerëzve në lagjen tonë ndaj një rrjedhjeje të mundshme të rrezikshme. Ky nuk është një akt lufte kundër një vendi, është një luftë kundër njerëzimit", tha Ali Bahreini, ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara në Gjenevë.