Këmbimi valutor/ Euro vijon rënien, me sa shiten dhe blihen monedhat e tjera
Lajmifundit
/
15 Korrik 2025, 08:13
Aktualitet
Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun. Këtë 15 korrik, euro blihet në tregun valutor me 97.2 lekë dhe shitet me 98 lekë.
Nga ana tjetër edhe dollari amerikan qëndron në të njëjtat nivele, ku blihet në tregun valutor me 82.8 lekë dhe shitet me 83.8 lekë.
Paundi britanik ka shënuar rënie, ai blihet në tregun valutor me 111.8 lekë dhe shitet me 113 lekë.
Ndërkohë që dhe franga zvicerane qëndron në të njëjtat nivele, ajo blihet me 103.8 lekë dhe shitet me 104.8 lekë.