Kërcënimet ndaj Albin Kurtit, Policia e Kosovës: Postimi u bë nga Serbia, identifikuam të dhëna të rëndësishme

Kosovë&Rajon

Kërcënimet ndaj Albin Kurtit, Policia e Kosovës: Postimi u

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Kosovë ka reaguar lidhur me kërcënimin me eliminim fizik ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Sipas autoriteteve, menjëherë pas marrjes së informacionit janë ndërmarrë veprime hetimore intensive në bashkëpunim me Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Nga hetimet paraprake është zbuluar se postimi kërcënues në rrjetet sociale është bërë nga territori i Serbi, konkretisht nga qyteti i Kraljevë.

Policia ka bërë të ditur se është identifikuar IP-adresa e përdorur, si edhe të dhëna të tjera që pritet të ndihmojnë në vijimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të rastit.

Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, më datë 08 maj 2026, ka pranuar në trajtim një informacion lidhur me një kanosje të adresuar ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në rrjetet sociale nga profili i quajtur “Severna Brigada”, e njohur edhe si “Brigada e Veriut” (organizatë e cila nga institucionet e Republikës së Kosovës është shpallur organizatë terroriste).


Në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), menjëherë janë ndërmarrë veprime intensive hetimore, me mbështetjen edhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Nga hetimet e kryera është konstatuar se kanosja është publikuar përmes llogarisë facebook.com/severna.brigada.2025.


Bazuar në të dhënat e siguruara, postimi është bërë nga territori i Republikës së Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kralevës në Republikën e Serbisë. Me këtë rast janë identifikuar IP-adresa e përdorur dhe të dhënat personale të përdorura gjatë regjistrimit.

Nga analizat e kryera nga njësitë kompetente janë identifikuar të dhëna shtesë që mund të ndihmojnë në hetimin intensiv të mëtejshëm nga Policia e Kosovës dhe PSRK”, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT