Pas mbylljes së protestës, Berisha: Askush nuk mund ta ndalë opozitën

Berisha shprehu mirënjohje për qytetarët që morën pjesë në protestë, pavarësisht kushteve të motit.
“Mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju që në ditë shiu latë çdo gjë dhe dolët në shesh për t’u përballur me regjimin.
Ne jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve: ‘Ja të vdesim, ja të rrojmë për liri’. Kjo është një betejë për dinjitetin e çdo shqiptari”, deklaroi ai.
I pyetur nga gazetarët për datën e protestës së ardhshme, Berisha tha se ende nuk ka një vendim.
“Do ta shohim, nuk kam një përgjigje. Edhe nëse mbahet para zgjedhjeve në PD, kjo nuk ka lidhje”, u shpreh kreu i demokratëve.
Pjesë nga deklarata:
E garantoj se do të ketë të gjithë përgjegjësitë që meriton.
Miq, nuk ka polici në botë që mund një popull kryengritës.
Ta harrojnë, kurrë!
Dhe ne jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve, ja të vdesim, ja të rrojmë për liri!
Asgjë në botë nuk mund të na imponojë ne të pranojmë pushtetin e hajdutëve dhe kriminelëve si Edi Rama.
Të pranojmë pushtetin e një lubie të vërtetë të shqiptarëve.
Hajdut që me vjedhjen e pasurive, vjedhjen e fondeve, mjerojnë qindra e mijëra shqiptarë.
Largojnë nga vendi qindra mijëra të tjerë.
Ndaj dhe beteja jonë është betejë për çdo qytetar shqiptar.
Beteja jonë është betejë për dinjitetin e çdo shqiptari.
Beteja jonë është betejë për të ardhmen e Shqipërisë.
Beteja jonë është betejë, është kryengritje kundër regjimit më të keq, kundër mafies më të rrezikshme që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj.
Asgjë nuk do mund të na mposhtë ne pa nisur në burg Lubi Ballukun, atje ku e ka vendin kjo hajdute e pafytyrë, që për fytyrë ka vjedhjen dhe cinizmin.
Pa larguar nga pushteti dhe dërguar para ligjit kriminelin Edi Rama që i ka dhënë pushtetit të sotëm moralin e etereve të tij xhelatë.


